Blushi propozon dy amendamente: Jo 50 mln euro për fushatë!

Shqipëria

Blushi propozon dy amendamente: Jo 50 mln euro për fushatë!

Më: 2 mars 2017 Në ora: 12:08
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka mbajtur sot një fjalim në Kuvend nga ku kërkoi shkurtimin e shpenzimeve të partive në fushatën elektorale.

Ai paraqiti dy amendamente të forcës politike që drejton, njëri ka të bëjë me numërimin elektronik, ndërsa tjetri për financimin e partive e kandidatëve.

“Tema kryesore e ditës janë zgjedhjet. Komisioni i reformës zgjedhore dështoi. U mblodh vetëm 2 herë.

Ne kemi propozuar dy amendamente. Numërim elektronik, nuk ka asgjë të parealizueshme, në 100 pika ku numërohen vota është plotësisht e mundshme, t’i heqim numëruesit e partive dhe të blejmë 100 makina, kjo zgjidh jo vetëm krizën, por jep besueshmëri, nuk është ofertë por nevojë për zgjedhje të besueshme. Me 100 makina që kanë kosto shumë më të ulëta se numëruesit ato janë të besueshme dhe plotësisht e përballueshme në aspektin teknik. Ky është amendamenti, detyrimi i kuvendit për të përcaktuar me ligj. Amendamenti i dytë lidhet me financimet: zgjedhjet blihen përpara, me kaq shumë para që vijnë nga droga, kanabisi, krimi.

Kush do i kontrollojë paratë për partitë. Dy partitë apo 3 partitë e vjetra. 50 mln euro të shpenzuara në fushatën e fundit. Më thoni një investim që ka kushtuar 50 mln euro në këto vite. Keni parë të ndërtohet një bord monitorimi të pavarur që të kontrollojë shpenzimet e fushatës. KQZ është politike. Ky debat duhet të hapet para zgjedhjeve. Ne kemi depozituar amendamentet në parlament. Shpresoj që ata që nuk janë milionerë në këtë parlament t’i votojnë se është për të mirën e tyre. 3 mln lekë të vjetra nga çdo deputet. Mos t’i marrim para shqiptarëve”, deklaroi Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat