“FORBES” analizon marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kinë

Shqipëria

“FORBES” analizon marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kinë

Më: 11 mars 2017 Në ora: 20:06
Ilir Meta takim me përfaqësues të Kinës

Prestigjiozja “FORBES” i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë e marrëdhënieve ekonomike që kjo e fundit ka me Kinën.

Në artikull evidentohet fakti se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë fokusuar te drejtësia dhe reformat e tjera, Kina është duke u fokusuar te zhvillimi.

“Pavarësisht se janë përtej detit Adriatik nga Italia, Shqipëria është shumë e afërt me Kinën në shumë aspekte, si të ishte një nga partnerët kryesor për tregtinë. Nga mijëra milje larg, investimet kineze janë duke ndihmuar në modernizimin e Shqipërisë”, thuhet në artikull ndërsa evidentohet fakti se marsin e kaluar, ata u bënë partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë, duke lënë pas partnerët tradicionalë si Turqia dhe Greqia.

Duke llogaritur pesë partnerët kryesorë, asnjëri nuk ka patur rritje të eksporteve aq sa Kina, deri mbi 6,000%. “Ne kemi një histori të gjatë së bashku. Mendoj që ajo histori na ka ndihmuar për të shkuar në këto marrëdhënie ekonomike pragmatike që kemi tani “, thotë kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Meta mban detyrën e kreut të Kuvendit që nga viti 2013 dhe po ashtu është kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ai ishte në Uashington kohët e fundit për inaugurimin e Donald Trump. “Kina investon në Shqipëri. Ne kemi një partneritet të fortë tregtar me ta dhe aktualisht po tejkalon partnerët tanë tradicionale në Evropë.

Meta ishte në Pekin në tetor për të nënshkruar një marrëveshje me PowerChina, një koncorcium në fushën e ndërtimit dhe të ujitjes për projekte në Shqipëri.

Në artikull nënvizohet edhe fakti se ndërkohë SHBA-të, po mbështesin Shqipërinë për zbatimin e  reformës në sistemin e drejtësisë ç’ka do të çonte edhe në vendosjen e rregullave të qarta por edhe rritjen e transparencës së qeverisë.

Por çfarë po bën Kina ekzaktësisht në Shqipëri [tap]

Në mars, kompania kanadeze Bankers Petroleum njoftoi shitjen e të drejtave të eksplorimit të naftës dhe prodhimit të filialeve kompanisë kineze Geo-Jade Petroleum, për një çmim prej 384.6 milionë euro.  Një muaj më vonë, Kina Everbright dhe Friedmann PacificAsset njoftoi blerjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në një marrëveshje koncesioni 10-vjeçare. Edhe pse një aeroport i dytë shqiptar është planifikuar të hapet për shërbim së shpejti, Tirana do të mbetet nyja më e rëndësishme e transportit.

Shqipëria është gjithashtu pjesë e një projekti tubacionesh, që lidh gazin natyral të detit Kaspik nga Azerbajxhani në Evropë. Gazsjellësi trans-Adriatik është menduar të sjellë rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror nga Azerbajxhani përmes një tubacioni 211 kilometra në Shqipëri ku do të kalojë detin Adriatik për në Itali.

“Ne do të jemi pjesë integrale e këtij gazsjellësi dhe do të përfitojmë pagesat e tranzitit, ç’ka do të jetë një gjë e mirë për vendin dhe Ballkanin”, është shprehur Meta
TAP është planifikuar të jetë operacional deri në vitin 2020. Investimi i përgjithshëm nga TAP në Shqipëri vlerësohet të jetë 1.5 miliardë euro.

https://www.forbes.com/sites/kenrapoza/2017/03/10/albania-china-ilir-meta-washington-reforms-politics/#6ed40c5517ed

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat