LIBRA do të marrë pjesë në zgjedhje, ja lëvizja 'e zgjuar' që ka bërë Blushi

Shqipëria

LIBRA do të marrë pjesë në zgjedhje, ja lëvizja 'e zgjuar' që ka bërë Blushi

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:28
Ben Blushi

Ben Blushi i LIBRA-s ka gjetur një formë origjinale për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Nëpërmjet shpërndarjes “online” të një formulari me 21 pyetje, partia e tij ka ftuar të bëhet pjesë e këtij procesi çdo person që, përveç kushteve ligjore, përmbush edhe 3 kritere të tjera. “Ne duam të kandidojmë sa më shumë njerëz të zakonshëm, që nuk kanë të kaluar kriminale, nuk janë evazorë dhe nuk janë kanabistë. Me sa më shumë njerëz të zakonshëm të mbushet Parlamenti, aq më mirë do të përfaqësohet interesi publik”, tha Blushi. 

Mekanizmi i filtrimit të kandidatëve për të kaluarën e tyre nuk do të përfshijë institucionet shtetërore, sepse, siç thotë Blushi, tek LIBRA vepron mekanizimi i mirëbesimit. "Ne nuk jemi as gjykatës, as prokurorë. Ne besojmë tek njerëzit e LIBRA-s. I apeloj të gjithëve që të kandidojnë për tu bërë deputet i LIBRA-s. Dhe nga 1 mijë kandidatë, shpresoj që ne të zgjedhim 140”, deklaroi Blushi.  

LIBRA, e cila do të kandidojë vetëm në zgjedhje, nuk do të ndryshojë shumë nga partitë e tjera, kur të bëjë renditjen e kandidatëve në listë. Një proces që do ta udhëheqë vetë kryetari Blushi. “Vendimmarrja do të jetë e një grupi brenda LIBRA-s”, u shpreh Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat