Rama: Na e jepni atë shejtan votë

Shqipëria

Rama: Na e jepni atë shejtan votë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 11:58
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u kërkoi votën banorëve të Paskuqanit në Tiranë duke theksuar se ishte jetike që Partia Socialiste të fitonte 71 mandate për ta pasur “timonin e qeverisë e vetme dhe pa asnjë në prehër”.

“Ju lutem shumë na e jepni atë shejtan votë, pa dallim, mos e mendoni jam i majtë, jam i djathtë. Nëse je i majtë, rri i majtë; nëse je i djathtë, rri i djathtë. Je me PD-në rri me PD-në, Saliun mbaje në zemër bashkë me Lulin, por votën me 25 qershor do e japësh për ne, s’mund t’i japësh votë Lulit.  Ju këtu jeni, ju e keni parë, është shalqi me provë. E provoi Tirana një herë, doli kungull, ça do t’i jepni votën atij.  Një person që dilte me bukë në dorë dhe thoshte: “E shihni bukën, është e shtrenjtë se janë klanet e betonit, ma jepni votën mua se do e vendos unë çmimin e bukës’, as Sudja nuk i ka bërë këto. Ia dhanë votën ca, buka u rrit, ky gjumë”, tha kryeministri Rama.  

Ai më tej vazhdoi duke theksuar se Partia Demokratike dhe lideri i saj nuk di të bëjë shtet.

“Ju lutem shumë, nuk është Luli për të drejtuar këtë vend. Nuk janë ata për të bërë punë, s’janë në gjendje, s’janë gjë. Lëre Saliun se po punon në Facebook. Shqiptarë janë, vëllezërit tanë, por nuk janë për këtë punë. Ju mendoni flamurin kuqezi dhe kush mund ta ngrejë më lart këtë flamur.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat