OSHEE: Po furnizohen me energji të gjithë qendrat e numërimit

Shqipëria

OSHEE: Po furnizohen me energji të gjithë qendrat e numërimit

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 10:05
Ilustrim

Në Kuçovë dhe në disa zona të vendit mungon energjia elektrike, duke vështirësuar kështu procesin e numërimit të votave.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka deklaruar se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit të votimit.

“Bazuar ne planin e masave te hartuar për zgjedhjet,  grupet e OSHEE janë në terren për çdo rast konstatimi te defekteve dhe deri ne zgjidhjen e tyre janë marrë masa për pajisjen e qendrave te votimit e numërimit me gjeneratorë. Lidhur me shqetësimin e ngritur ne media për mungesë energjie në një nga qendrat e numërimit ne Kuçovë, theksojmë se defekti është riparuar shume shpejt brenda 20 min ndërkohë qe qendra ka vijuar furnizimin pa ndërprerje përmes gjeneratorëve. Edhe nga ana e KQZ nuk ka pretendime për problematike ne furnizimin me energji te objekteve ku po kryhet procesi i numërimit”, thuhet në njoftimin e OSHEE

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat