Emrat/ Pakti me biznesmenin merr më qafë punonjësin e OSHEE

Shqipëria

Emrat/ Pakti me biznesmenin merr më qafë punonjësin e OSHEE

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 07:44
Ilustrim

Lejoi vjedhjen e energjisë, procedohet elektricisti në Fier e peson edhe biznesmeni, pronari i nje restoranti.

Grupi i Task Force i OSHEE ka zbuluar një rast vjedhje të energjisë i kryer nga një punonjës i kompanisë OSHEE.

Bëhet fjalë për punonjësin Vullnet Hoxha, elektricist në Fier, i cili është proceduar për shpërdorim detyre.

Sipas policise ai ka ndërhyrë në një matës 3 fazor që i përkiste një biznesi “Bar Kafe Restorant”.

Për këtë rast konstatimi vjedhje të energjisë është proceduar dhe abonenti Edis K., pronari i subjektit privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat