Nishani: Rama e përdori marrëveshjen me Bashën në mënyrë spekulative

Shqipëria

Nishani: Rama e përdori marrëveshjen me Bashën në mënyrë spekulative

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 22:13
Bujar Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News u shpreh se kryeministri Rama e përdori marrëveshjen me liderin e opozitës Lulzim Basha në mënyrë spekulative dhe mjeshtërore.

Hila: Ju e mendoni me instinktin e politikanit që e dëmtoj z. Basha kjo marrëveshje?

Nishani: Unë besoj që u përdor në mënyrë spekulative, në mënyrë më mjeshtërore nga z. Rama. Z. Basha u fokusua në pjesën parimore tek fushata programore, tek ajo që mendonte. Z. Rama e përdori më mirë në dëm të kundërshtarit të vet politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat