OSHEE punime në rrjet, disa zona në Tiranë pa energji

Shqipëria

OSHEE punime në rrjet, disa zona në Tiranë pa energji

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 08:20
Ilustrim

Një pjesë e mirë e kryeqytetit do të vuajë mungesën e energjisë elektrike përgjatë pjesë së parë të ditës, për shkak të punimeve në rrjet nga OSHEE.

Përmes një njoftimi për mediat, OSHEE bën me dije se në kuadër të investimit për “Montimi celave te automatizuara” (kabina me telekomandë) dhe vendosjes se rrjetit të ri 20 kV do të punohet sot në  kabinën “Sami frasheri 2” dhe për këtë arsye, do të stakohet energjia nga ora 9.00 deri në 14 .00.

Zona pa energji: pjesërisht rruga “Sami Frashëri”

Punime do të kryhen dhe në kabinën “Xibraku”, nga ora 09.00 deri në 11.00, dhe zonat që mbeten pa energji gjatë këtij intervali janë:Bar Restorant “Xibraku”, zona përreth deri te një pjesë e “Rrugë së Elbasanit”.

Gjithashtu në kuadër të planit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjen e sigurisë në furnizim, do të kryhet remont në fiderin e Rinasit dhe zonat që mbeten pa energji janë fshati Rinas dhe rethinat, Gjec Fushe dhe Nikel.

Remont do të kryhet dhe në fiderin 146 të N/St Valias dhe zonat që mbeten pa energji janë: Laknas dhe nje pjesë e zonës së Domjes, nga ora 9:30 deri ne 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat