Durrës - Turku tentoi të shkonte në Itali me pasaportë të falsifikuar, arrestohet në port

Shqipëria

Durrës - Turku tentoi të shkonte në Itali me pasaportë të falsifikuar, arrestohet në port

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 11:44
ilustrim

Një 24-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga policia kufitare në Portin e Durrësit, pasi tentoi të udhëtonte në drejtim të Italisë me një pasaportë të flasifikuar.

“Në pranga u vu Burak Akar 24 vjeç, banues në Turqi, pasi në Terminalin e përpunimit të pasagjerëve, në Portin e Durrësit, ka tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme me tragetin e linjës Durrës – Bari, me një pasaportë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, sqaron policia.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Fallsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave“parashikuar në nenin 189   të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat