Ish-drejtori i Tatimeve dhe Doganave Petrit Ago e sheh me skepticizëm premtimin e qeverisë Rama2 se Tatimet dhe Doganat do të bashkohen në një institucion të vetëm.
I ftuar në emisionin Ekopolitikë në Oraneës, Ago tha se është e nevojshme që këto dy institucione të bashkohen, në kushtet e Shqipërisë, por, që kjo të ndodhë, duhet realizuar një revolucion fiskal.
Petrit Ago: Bashkimi i Doganave me Tatimet është domosdoshmëri historike për kushtet specifike që ka Shqipëria. Por për të realizuar këtë duhet revolucion fiskal.
Bashkimi i këtyre dy dikastereve është dommosdoshmëri. Janë nga më të rëndësishmet, qoftë nga rëndësia e të ardhurve të buxhetit qoftë nga edhe nga numri i madh i të punësuarve.
Mbetet për t’u parë nëse qeverisja e PS-së në këto 4 vite do të mund të arrijë të krijojë një revolucion fiskal.