Shkuan për të sqaruar muhabetin, kush janë dy vëllezërit kuksianë që plagosën 4 persona

Shqipëria

Shkuan për të sqaruar muhabetin, kush janë dy vëllezërit kuksianë që plagosën 4 persona

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 00:15
Ilustrim

4 persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në një lokal në rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë. Është mësuar se personat e shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen janë Arben Seferi dhe vëllai i tij.

Seferi disa ditë më parë kishte patur një konflikt me Elion Lekajn (një prej të plagosurve) dhe pasditen e sotme ishin takuar për të sqaruar gjithçka.

Konflikti verbal mes kuksianit dhe Lekajt përshkallëzoi në nxjerrjen e armëve ku i plagosur mbeti ky i fundit dhe 3 persona të tjerë të pranishëm në lokal të cilët besohet se nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Dy vëllezërit nga Kukësi janë shpallur në kërkim nga policia.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 29.09.2017,rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën “Gjergj Legisi”, janë plagos me armë zjarri disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në rrugën "Gjergji Legisi", pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç. Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat