Lirohet Genc Tafili: Historia e familjes së tij mes vrasjeve…

Shqipëria

Lirohet Genc Tafili: Historia e familjes së tij mes vrasjeve…

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 14:41
Genc Tafili

Gjykata e Krujës ka liruar pas 17 vitesh burg Genc Tafilin, vëllain e Admir Tafilit

Tafili është liruar me kusht nga Gjykata e Krujës pasi kreu 17 vite burg.

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari.

Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25.

Ai u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri.

Familja Tafili, jeta mes vrasjeve, hakmarrjes dhe arratisë

Kthesa e beftë që solli vrasje të bujshme, tenatativa vrasje, plagosje të rëndë, arratisje nga burgu e shumë vepra tjera të rënda në vijimësi, nisën në ditën e nxehtë të 2 gushtit 2000.

Bahri Tafiili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej se ishte autor i vrasjes së Gëzim Gecit, pas një konflikti për çështje pronësie.

Shefi i Krimeve në Policinë e Shkodrës, Prelë Pjetrushi dhe disa efektivë të tjerë në mesditën e 2 gushtit 2000 po kryenin një kontroll rutinë, kur vunë re se Bahri Tafili u largua me vrap dhe u mbyll në banesë.

Menjëherë nisën tentativat për ta arrestuar, por Tafili dhe djali i tij Genci qëlluan me armë drejt forcave të policisë.

Në kushte të tilla, Pjetrushi kërkon përforcime dhe në krye të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë vihet Drejtorti i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari.

Pas disa minutash shkëmbim zjarri dhe rrethim të banesës, dyshohet se Bahri Tafili qëlloi drejt Zylyftarit, i cili merr një plumb në gjoks dhe ndërroi jetë pak orë më pas në Spitalin e Shkodrës.

Efektivët e policisë ekzekutojnë të dyshuarin Bahri Tafili, ndërsa arrestojnë të birin Gencin, i cili dënohet me 25 vjet burgim, por pas 17 vitesh në qeli Gjykata e Krujës i dha lirinë, duke i “hequr” tetë vitet e burgut që i kishin mbetur.

Me një histori të tillë u mendua se u mbyll kjo çështje, por jetët e tjera do merreshin në shenjë “hakmarrje” dhe objektiv u kthye Prelë Pjetrushi.

Ndërsa Genci ndodhej në qeli, djali tjetër i Bahri Tafilit, Admiri nisi të vërë në zbatim planin e vetëm: “Ekzekutimin e Prelë Pjetrushit”, pasi dyshonte se ai ishte shkaktari i vrasjes së babait.

Pjetrushit i bëhet një atentat teksa ndodhej me shërbim në komisariatin e Malësisë së Madhe dhe mbetet i plagosur rëndë.

Si autor i ngjarjes u dyshuar Admir Tafili dhe disa muaj më vonë arrestohet nga policia, ndërsa oficeri i lartë i policisë Prelë Pjetrushi largohet drejt Amerikës për arsye sigurie, por la pas familjen në Shkodër.

Në dukje një çështje e mbyllur, por nëpunësit e burgut të Shën-Kollit bëhen protagonist të një “çmendurie”, pasi më 2 tetor të vitit 2010 i japin leje 5-ditore për të takuar familjarët.

Admir Tafili arrin të largohet në sy të gardianëve, të cilët e ruanin para shtëpisë.

Megjithëse u bënë shumë kërkime nga policia, nuk u bë e mundur kapja e Admir Tafilit, i cili arriti të sfidojë policinë e Shkodrës dhe më 18 mars të vitit 2011, vetëm 6 muaj pas arratisjes spektakolare, Admir Tafili qëllon për vdekje pas një prite pranë banesës së tyre, dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve Prelë Pjetrushi, shtetasit Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.

Ata ishin kthyer nga emigracioni për disa ditë pushim, por ekzekutohen në mes të rrugës. Kur policia çirrej shkurreve të kodrinave të Shkodrës për ta arrestuar, Admir Tafili mbërrin në Tiranë dhe krejt i qetë ulet në një lokal në afërsi të Repartit Special RENEA dhe pasi konsumon një birrë lajmëron në telefon policinë e Tiranës se ishte gati që të dorëzohej.

Gjykata e dënoi Admir Tafilin me burgim të përjetshëm, por në vitin 2013 arrin të arrestiset nga Burgu i Drenovës, por arrestohet pak orë më vonë bashkë me disa të dënuar të tjerë në afërsi të fshatrave të Librazhdit.

Akualisht Admir Tafili vijon të vuajë dënimin e përjetshëm edhe me disa akuza të tjera të rënda pasi dyshohet se nga burgu drejtonte një organizatë, e cila kryente vrasje me pagesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat