Rama flet për përmbytjet: Katastrofë nëse nuk do ishin bërë investime...ja situata aktuale

Shqipëria

Rama flet për përmbytjet: Katastrofë nëse nuk do ishin bërë investime...ja situata aktuale

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 09:47
Edi Rama

Komiteti i Menaxhimit të Emergjencave në mbledhjen e mbajtur mëngjesin e sotëm raportoi në lidhje me situatën aktuale në vend krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se situata është drejt normalizimit dhe tashmë do të kalohet me fazën e kapërcimit të pasojave.

“Në këtë ditë dua të uroj 105-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura. Duke i falënderuar me shumë mirënjohje të gjithë ushtarakët, vajzat e djemtë, gratë e burrat të angazhuar në këto ditë dhe netë tejet të vështira, dhe duke falënderuar gjithë të tjerët po ashtu që i dhanë një pamje kuptimplotë reagimit të shtetit në këtë situatë, dua të nënvizoj se tani është momenti për të çuar përpara fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasoja në radhë të parë për familjet e prekura, dhe sigurisht edhe për at pjesë të infrastrukturës që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e jetës normale në komunitetet e zonave të përmbytura.

Patjetër që do të na duhet më tej që të ecim me zbatimin e planit që ka nisur prej disa muajsh nga ministri i Bujqësisë për të ndërhyrë në të gjitha pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes nga uji, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës. Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet qartë për potencialin katastrofik që kishte kjo situatë, nëse shumë investime mbrojtëse nuk do ishin bërë në këto 2 vite. E kemi parë se në çdo zonë ka ende një sërë pikash të dobëta ku duhet ndërhyrë me përparësi”, u shpreh kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat