“Vota kundër Trump”, Vasili: Prova se Rama e konsideron Shqipërinë pronë të vetën

Shqipëria

“Vota kundër Trump”, Vasili: Prova se Rama e konsideron Shqipërinë pronë të vetën

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 20:08
Petrit Vasili

Në lidhje me votimin e Shqipërisë në OKB, kundër propozimit të Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, reagoi edhe Petrit Vasili.

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së shkruan se kjo votë e dëshmon qartazi se Rama e konsideron Shqipërinë si pronë të vetën.

“Vota e sotme ne OKB ishte prove e qarte e nje qeverie, qe e konsideron Shqiperine prone te sajen.

Kur eshte fjala per nje propozim qe ben Amerika aleati me i cmuar dhe i pazevendesueshem i Shqiperise kurre vendimi s'mund te jete prone vetem e qeverive shqiptare cilado qofshin, pasi ky vendim eshte prone e Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe ata ndodhen dhe duhej konsultuar gjeresisht me ta dhe me SHBA-ne vete.

Shume shtete ne bote ishin dhe jane kunder, por fale Amerikes kemi sot realizimin e nje sfide madhore dhe te paimagjinueshme kurre me pare:nje Kosove te pavarur”, shkruan Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat