Meta: Gjuha shqipe në Maqedoni, një akt i rëndësishëm

Shqipëria

Meta: Gjuha shqipe në Maqedoni, një akt i rëndësishëm

Nga: A.M. Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:58
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka mirëpritur miratimin e ligjit për gjuhën Shqipe në Kuvendit e Maqedonisë.

Ai ka thënë në Facebook se është një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat