Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për kushtet e të burgosurve në burgun e Shënkollit.
Ka qenë një i afërm i një të burgosuri që i ka shkruar Berishës, duke i thënë se ata që vuajnë dënimin në këtë burg po përballen me kushte të këqija, që nga mungesa e lejeve shpërblyese, deri tek ushqimi i keq.
Reagimi i Berishës
Greve urie ne burgun e Shenkollit nga kushtet çnjerezore!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje zoti
doktor Berisha jam përsëri një familjar i një te burgosuri ne Shenkoll. Ju ve ne dije qe gjendja e ndere vazhdon ne burgun e Shenkollit. Asnje njeri nga ministria e drejtësisë apo drejtorisë se burgjeve nuk ka qene për te kontrolluar gjendjen e mjerueshme dhe po ushtrohet nje represion i pa pare ndaj te burgosurve. Bllokim lejeve shpërblyes, bllokim veprimesh .me veprime ne kushte izolues ne kundërshtim flagrant me te drejtat e njeriut. Ushqimi mizerabel ndersa po bllokojne dhe ushqimet qe po dërgojnë familjaret
Te burgosurit kan hyre ne greve urie, drejtoria e burgut ne kundershtim me ligjin transferon te burgosur qe jane ne greve per ti frikesuar qe te terhiqen nga greva.
Bejeni publike ju lutem te reagoje avokati popullit ministria perkatese sepse eshte nje gjendje e ndere dhe korruptive
Respekte anonim ju lutem”.