Rimbursimi i TVSH, arrestohet biznesmeni i 8 në Tiranë

Shqipëria

Rimbursimi i TVSH, arrestohet biznesmeni i 8 në Tiranë

Më: 29 janar 2018 Në ora: 11:59
Ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme edhe një biznesmen tjetër të shpallur në kërimi, lidhur me skemën korruptive me përfitimet e TVSH-së.

Siç bëhet e ditur, është arrestuar edhe Artur Bajramaji, i cili ishte shpallur në kërkim, duke e çuar në 8 numrin e biznesmenëve lidhur me këtë aferë korruptive.

Arrestimi i tyre është kryer në kuadër të operacionit  ”Situacioni”,  i  kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të cilët pas një hetimi disa mujor ka siguruar  fakte dhe prova materiale se persona të ndryshëm kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

 Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfshirë një numër i madh subjektesh.

Veprimet Hetimore dhe Proceduriale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të keto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në.

Këto subjektë në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë konsumuar elementë të vepres penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë  për kapjen dhe ndalimin edhe të personave të tjerë të shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat