Panariti: Shpifje! Nuk kemi financuar kompaninë ku u gjet kokaina

Shqipëria

Panariti: Shpifje! Nuk kemi financuar kompaninë ku u gjet kokaina

Më: 2 mars 2018 Në ora: 17:36
Panariti

Pas lajmeve të publikuara në median online, se kompania Arbri Garden ka marrë grante nga Ministria e Bujqesise ne kohen kur drejtohej nga LSI, ka reaguar ish-ministri. Permes nje statusi ne facebook, Panariti thote:

“Shpif, shpif se dicka mbetet. Nuk mund te perlyhet dhe baltoset Ministria e Bujqesise per dicka qe nuk i takon. Financimi i dhomave frigoriferike per prodhime bujqesore te firmave SE-BI dhe Arbri Garden eshte bere me fonde te programit IPARD – like te administruara nga Bashkimi Europian, te ekzekutuara nga Agjensia Gjermane dhe te asistuara nga projekte mbeshtetese te USAID. Kriteret e aplikimit, vleresimi dhe vendim- marrja jane te strukturave te BE-se sepse AZHBR si pjese e Ministrisë së Bujqësisë ne 2015, ka qene perfshire ne proces trajnimi dhe nuk ka patur ze si ne vendimarrje ashtu edhe ne ekzekutim. Kjo eshte e verteta”.

Arbri Garden eshte kompania qe eksporton fruta tropikale dhe 3 dite me pare aty u stacionua edhe nje kamion me plot 613 kg kokaine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat