Genc Pollo, deputet i PD-së, ka publikuar në rrjketet sociale një dokument që mban firmën e Fatos Klosit, ish-Kryetar i SHISH-it, gjatë kohës që ka mbajtur këtë detyrë.
Referuar dokumentit që hartonte SHISH në kohën e Klosit, flitet për organizime kryengritjesh nga grupe ekstremiste, ndërsa i referohet edhe Genc Pollos për një takim që ka mbajtur në Elbasan. Dokumenti i drejtohej Kryeministrit të kohës, Fatos Nano.