Shpërthim i fuqishëm tritoli në Burrel, thyhen xhamat e pallatit

Shqipëria

Shpërthim i fuqishëm tritoli në Burrel, thyhen xhamat e pallatit

Më: 25 mars 2018 Në ora: 22:44
Shperthim ne Burrel

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Burrelit.

“BalkanWeb” mëson se shpërthimi ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’ përballë shkollës “31 korriku” dhe ka krijuar panik tek banorët.

Nga shpërthimi janë dëmtuar dyert dhe xhamat e disa objekteve përreth. Paraprakisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat