Gramshioti gjen “thesarin” në gropën e gëlqeres

Shqipëria

Gramshioti gjen “thesarin” në gropën e gëlqeres

Më: 5 maj 2018 Në ora: 10:05
Gramsh

18 armë të ndryshkura dhe 80 kaseta me fishekë janë gjetur në një gropë gëlqereje në Gramsh.

Ato ishin të dëmtuara nga lagështia, ndërsa ka qenë pronari i gropës së gëlqeres ai që ka bërë denoncimin në polici.

"Një 62 vjeçar i identifikuar me inicialet B.K, banues në lagjen “Sporti” Gramsh,  ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh, se duke pastruar gropën e gëlqeres në ish – Gadrën e qytetit Gramshit, pronë e tij, ka konstatuar disa kaseta me fishekë." informoi sot policia e Kavajës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.

Me  ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë u bë pastrimi i gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor :

18 armë zjarri pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, të ndryshkura,

80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat