Ruçi mbylli seancën, opozita qëndroi në sallë… po Rama çfarë bëri?

Shqipëria

Ruçi mbylli seancën, opozita qëndroi në sallë… po Rama çfarë bëri?

Më: 31 maj 2018 Në ora: 13:33
Foto nga Kuvendi i Shqipërisë

“Ik ik ik ik ….mbathja”, ishte thirrja e deputetëve demokratë drejtuar kryeministrit Edi Rama në momentin kur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci ka deklaruar të mbyllur seancën.

Opozita ka vijuar të qëndrojë në sallë edhe për më shumë se një orë ku secili prej deputetëve të opozitës e ka marrë fjalën në pak minuta. 

Ata u fokusuan tek kërkesa për dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, ndërsa fajësuan Ramën se po mbron dy ministra të brendshëm të lidhur me krimin.

Vetë Rama nuk ka folur në seancën e sotme parlamentare.

Rama nuk ka komunikuar me asnjë nga deputetët që kishin bllokuar foltoren. Asnjë batutë nga ana e tij, veçse largim në heshtje me një dosje në dorë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat