Gjiknuri rrjep qytetarët e Tiranës, i bën abonetë me një përdorim

Shqipëria

Gjiknuri rrjep qytetarët e Tiranës, i bën abonetë me një përdorim

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 23:30
Ministri Gjiknuri

Nëse më herët një abone përdorej nga të gjithë pjesëtarët e një familje, duke nisur nga 1 korriku kjo gjë nuk do të jetë e mundur. Me anë të një udhëzimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, që mban datën 9 maj 2018, abonetë do të ndryshojnë duke u shnëdrruar si “pasaporta” për përdoruesit.

Udhëzimi i Gjiknurit pritet të prekë fillimisht qytetarët e Tiranës që udhëtojnë me abone në linjat urbane. Në formatin e ri të aboneve, përveç elementeve të sigurisë do të vendoset numri i kartës së identitetit dhe foto e personit që përdor abonenë mujore.

“Kishim vënë re qe aboneja e vjetër falsifikohej ose e përdorte dikush tjetër. Tanimë duke pasur edhe foton edhe numrin e ID askush s’do të mund të abuzojë”, u shpreh Ferdinand Ibrahimi, kryetar i Shoqatës Kombëtar të Transportit Ndërqytetas, i cili ka për detyrë që të mbrojë interesat e kompanive të transportit.

Sipas Ibrahimit, ky model është i huazuar nga vendet e Bashkimit Europian.

“Ky model është edhe në vendet fqinje si Greqi, Itali, por edhe më tej në Belgjikë”, shprehet Ferdinand Ibrahimi.

Por kjo është e pavërtetë, pasi në shtete si Belgjika, Greqia apo Italia, funksionojnë me abone të përgjithshme për të gjitha linjat e transportit, autobus, metro, tramvajë etj. Ndërkohë që në Shqipëri përveç autobusëve të tejmbushur, shërbim alternativ transporti nuk ekziston.

Kjo që shihni më poshtë është një abone mujore që përdoret në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës. Aboneja e cila mund të blihet fare lehtësisht në pikat e stacionit të metrove, nuk ka asnjë foto dhe asnjë numër identifikimi.

Ky vendim i Ministrit Gjiknuri pritet të shkaktoj jo pak reagim ndaj qytetarëve, të cilët fillimisht iu rrit çmimi i biletës së autobusit dhe tani po ndërpresin mundësinë që një abone të përdoret nga pjesëtarët e familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat