Veliaj: Meta përdori argumentet e PD-së, jam i bindur te rikandidimi

Shqipëria

Veliaj: Meta përdori argumentet e PD-së, jam i bindur te rikandidimi

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 13:36
Ilir Meta dhe Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sulmon presidentin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në intervistën e dhënë per Vizion Plus, Erjon Veliaj, thotë se argumentet e kreut të shtetit për kthimin e ligjit në parlament janë të njëjtat me ato të Partisë Demokratike, duke lëne kështu të kuptohet se Ilir Meta është bërë palë me opozitën.

Veliaj shprehet i vendosur për zbatimin e projekteve, që sipas tij do ta modernizojnë kryeqytetin, teksa i mbetet edhe pak kohë nga përfundimi i mandatit.

Por ai është i bindur për kandidimin sërish në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe pret vetëm zyrtarizimin.

“Unë e kuptoj se jo të gjithë punojmë me të njëjtën dëshirë dhe dashuri për qytetin. Ka disa që nuk u vjen mirë pse qytetit po i shkojnë punët mbarë, megjithatë them se është mirë edhe për ata. Një qytet që funksionon, një qytet që është i pastër, një qytet ku njerëzit e duan njëri-tjetrin, është mirë edhe për ata. Edhe për ata që e kishin në dorë dhe mund ta kishin ndryshuar Tiranën, por humbën një shans për ta bërë dhe do të duhet që tani të bashkëpunojmë të gjithë, përtej të majtës dhe të djathtës, për vendime të rëndësishme për qytetin”, theksoi Veliaj sot gjatë një inaugurimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat