Në këto ditë të nxehta dhe me temperatura të larta, Forcat e Armatosura kanë rritur gatishmërinë për përballimin e çdo situate emergjence.
Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi ndjekësit në rrjetet sociale me një videoinformacion të FA.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë videoinformacion mbi gatishmërinë e rritur të Forcave të Armatosura në këto ditë të nxehta, për të përballuar çdo situatë emergjence dhe për kontribuar në sigurimin e një sezoni turistik të mbarë, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.