Arkiva e Gjykatës së Lartë në kryeqytet është përfshirë nga flakët pak pas orës 14 e 30 të kësaj të diele.
Ende nuk dihet asgjë për shkaqet, nëse ka qenë i rastësishëm apo i qëllimshëm, por për shkak të rëndësisë së institucionit ku ka rënë zjarri, forca të shumta zjarrfikësish kanë shkuar atje.
Në vendngjarje ndodhet edhe një grup hetimor, i cili do të përpiqet të përcaktojë shkaqet e rënies së zjarrit.