Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë dhe paralajmëron shkarkime - Bota Sot
Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë dhe paralajmëron shkarkime

Shqipëria

Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj mbledh drejtuesit e policisë dhe paralajmëron shkarkime

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 21:42
Ardi Veliu dhe Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka thirrur në një takim krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të cilët i ka paralajmëruar me shkarkime nëse vrasjet nuk zbardhen dhe situata e rendit nuk ndryshon.

Paraditen e të dielës, Drejtori i Përgjithshëm i policisë Ardi Veliu dhe krerët e drejtorive kryesore në qarqe si dhe shefat e sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, janë thirrur nga Xhafaj në një takim jashtë axhende.

Temë e takimit kanë qenë vrasjet e fundit në Shkodër, sulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala në Tiranë dhe disa ngjarje të tjera të rënda ende të pazbardhura.

Me tone të ashpra, ministri i Brendshëm u ka bërë të ditur krerëve të policisë se nëse situata nuk ndryshon brenda këtij muaji masat do të jetë ekstreme deri në shkarkim nga detyra.

Xhafaj ka kërkuar që të analizohet puna e sektorëve të hetimit në drejtoritë e qarqeve ku ka ngjarje të pazbardhura dhe të merren masa për ndryshimin e situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...