Idrizi: Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shqipëria

Idrizi: Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 22:21
Shpëtim Idrizi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë.

Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua me Partinë Socialiste: “Për herë të parë një kryeministër artikuloi për çështjen çame. Për këtë arsye kaluam me Partinë Socialiste”.

Më tej, Idrizi tha se “Çështja e Çamërisë nuk ishte në program në mandatin e dytë dhe që nga ai moment, ne ishim në opozitë. Në program kishte vetëm timon e tepsi”.

“Nuk ka burrë nëne që ta përdorë njeri çështjen çame si tepsi. Si mundet që Ditmir Bushati nuk na pret për të diskutuar çështjen çame? Me një shtet si Greqia që nuk njeh as Çamërinë dhe as Kosovën nuk mund të bëhet marrëveshje e partneritetit strategjik”, shtoi Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat