Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë.
Të mërkurën, 3 tetor, moti do mbetet i paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në jug dhe zonën qëndrore.
Era do të jetë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 7/20°C
Zonat e ulëta 15/27°C
Zonat bregdetare 16/26°C