Pagat e larta, qeveria rrit pragun për tatimin mbi to

Shqipëria

Pagat e larta, qeveria rrit pragun për tatimin mbi to

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:37
Ilustrim

Qeveria do të rrisë pragun për tatimin e pagave të larta, duke lehtësuar disa kategori personash që paguajnë taksë 23% për të ardhurat që marrin nga puna.

Televizioni Klan ka mësuar se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke diskutuar disa variante për rritjen e kufirit për pagën që është mbi 130 mijë lekë të rinj, e që tatohet më shumë se të gjithë nivelet.

Në tryezën e ekspertëve po diskutohen variantet për të bërë kufirin për taksën 23% për pagat mes fashës 150 mijë deri në 180 mijë lekë. Burime nga ky institucion thonë se brenda kësaj jave do të vendoset kufiri i saktë.

Aktualisht janë 11 mijë persona që kanë një rrogë mbi 130 mijë lekë dhe tatohen me 13 mijë lekë plus 23% shumëzim diferencën e shumës mbi 130 mijë lekë.

Kjo skemë ka krijuar mundësi në biznese për fshehjen e të ardhurave reale, ndërsa vetë qeveria premtoi një ulje të këtij tatimi në 18%, në programin politik të zgjedhjeve të vitit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat