Ish-komisari i fortë i Elbasanit Koseni rrëfen emërimin nga Fatos Nano, tek puna si përgjegjës i rojeve në Fabrikë

Shqipëria

Ish-komisari i fortë i Elbasanit Koseni rrëfen emërimin nga Fatos Nano, tek puna si përgjegjës i rojeve në Fabrikë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:51
Edmond Koseni

Polici i karrierës ka deklaruar gjatë emisionit se është i gatshëm të rikthet në detyrë, por edhe pse ka fituar të gjitha gjyqet, drejtuesit aktual të Policisë nuk pranojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave.

Edmond Koseni tha se ai ka ushtruar dhunë ndaj elementëve të rrezikshëm dhe bandave,  pasi ishte e vetmja mënyrë që të luftohej kriminalitet.

“Ishte viti ’97 dhe në atë kohë ishte e vetmja mënyrë për të luftuar kriminalitetin. Unë dilja vetë në patrullë dhe në atë kohë kriminaliteti ra në mënyrë drastike. Duhet të dilja vetë sepse kriminelët ishin të rrëzikshëm”, tha ai.

Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit, Koseni u shpreh se nga funksionet e larta në policinë e shtetit që i ka marrë në kohën e ish-kryeministrit Fatos Nano, tashmë punon si përgjegjës i sigurisë private të Fabrikës së Çimentos.

“E kam bërë fabrikën model i rregullit dhe sigurisë. Policët duhet të jenë vetë trima dhe të njohin familjet kriminale të zonës. Polici duhet të mbështet maksimalisht nga kuadrot e tyre, madje edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit”, tha Koseni.

Gjatë diskutimit në emision, drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka tha se gjithkush mund të rikthehet në Policinë e shtetit në rast se përmbush kriteret e ligjit të vetingut.

“Kam 18 që punoj për policinë. S’kam nevojë fare për veting. Kam ngrënë bukën time unë”, tha Koseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat