Rama: Shpifësit nuk meritojnë asnjë supë burgu, do dënohen me gjobë

Shqipëria

Rama: Shpifësit nuk meritojnë asnjë supë burgu, do dënohen me gjobë

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 14:30
Edi Rama

Pas fjalëve të kreut të deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili i cili e konsideroi një budallallëk propozimin e Edi Ramës për shpifjen, reagoi sërish kryeministri.

Sipas tij në 25 vende të BE shpifja dënohet me burg, ndërsa në Shqipëri, do të dënohen me gjobë.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s'meritojnë as një supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë sipas ligjit për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat