Meta në Curraj të Epër - Tropojë: Ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të Alpeve shqiptare 15:40, 14/10/2018 - Bota Sot
Meta në Curraj të Epër - Tropojë: Ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të Alpeve shqiptare 15:40, 14/10/2018

Shqipëria

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Meta në Curraj të Epër - Tropojë: Ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të Alpeve shqiptare 15:40, 14/10/2018

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 15:46
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta vazhdon vizitën e tij në Tropojë.

Ai sot ishte në Curraj të Epër, në zonën e Nikaj Mërturit, dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë që “ta vizitoni këtë perlë të jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare, bukuritë natyrore të së cilës janë të rralla e magjepsëse”, siç shkruan Presidenti Meta.

Ja postimi i plotë i kreut të shtetit.

Në bujtinën e Lazër Ndue Kolbuçaj në Vranë të Curraj të Epërm. E falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë. 
Me hapjen për herë të parë të rrugës që lidh Lekbibaj me Curraj të Epërm ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare, bukuritë natyrore të së cilës janë të rralla e magjepsëse.
Banorëve të mrekullueshëm të kësaj treve iu uroj: Pritshi mirë gjithmonë në kullat tuaja në Nikaj-Mërtur!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test