Rama kundër lojërave të fatit: Bastet vdiqën Sali! - Bota Sot
Rama kundër lojërave të fatit: Bastet vdiqën Sali!

Shqipëria

E martë, 13 nëntor 2018

Rama kundër lojërave të fatit: Bastet vdiqën Sali!

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:21
Edi Rama dhe Sali Berisha


Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me lojërat e fatit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me lojërat e fatit, ndërsa ka theksuar se Sali Berisha  vijon t’u dalë për zot atyre.  Sipas tij, opozita ka mbetur peng i politikës së dëshpëruar.

Ai thekson se partia e Berishës ka kritikuar edhe kujdesin shëndetësor falas, duke përdorur standardet e dyfytyrësisë.

“Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS. Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme [????] Bastet vdiqën Sali”, shkruan Rama në “Twitter”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test