“Bastet kanë sponsorizuar fushata, ka patur plot drejtues policie që merrnin rroga atje” - Bota Sot
“Bastet kanë sponsorizuar fushata, ka patur plot drejtues policie që merrnin rroga atje”

Shqipëria

E mërkurë, 14 nëntor 2018

“Bastet kanë sponsorizuar fushata, ka patur plot drejtues policie që merrnin rroga atje”

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:41
Artan Hoxha

Mbyllja e lojërave të fatit është kthyer tashmë në debatin qendror në Shqipëri, jo vetëm për pasojat pozitive e negative që do të sjellë ky vendim më 1 janar të vitit të ardhshëm, por edhe për të zbuluar më tutje velon me të cilën ka qenë mbuluar prej kohësh industria e bixhozit në Shqipëri.

Mbi këtë çështje, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin Repolitx se shumë drejtues komisariatesh të policisë shqiptare kanë marrë rroga fikse nëpër kompanitë e basteve. Madje gazetari deklaroi se shumë nga këto kompani kanë financuar fushatat e partive politike shqiptare.

Artan Hoxha: Deri tani në të gjithë vendin janë 4243 pika bastesh. Janë vetëm 3 kompani të licencuara dhe 19 të tjera punojnë me NIPT-e sekondare dhe kanë pjesën e luanit. Ata kanë licenca 10-15 dhe mund të na çojnë në gjykatat ndërkombëtare. Mbështes apelin e Baba Mondit, mbështes nismën, por çfarë ndodh mbrapa? Kë do të ndalojë?

Vetëm kompanitë e basteve, kazinotë, online-et, janë shumë emra të përfshirë. Brenda janë shumë interesa, bota e errët. Pjesa e padukshme është shumë herë më e madhe se ajo që duket.  Është një gjë kaq e bukur sa vështirë që do të ndodhë. Te vettigu shikoni sa gjyqtarë kanë deklaruar se kanë fituar nga bastet. Ka drejtues komisariatesh që kanë qenë me rroga fikse në këto kompani bastesh. Kompanitë janë shumëfishuar se kanë financuar fushata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test