Fati i marrëveshjes së detit? Arta Dade: Negociatat do të vazhdojnë, por shpresoj që… - Bota Sot
Fati i marrëveshjes së detit? Arta Dade: Negociatat do të vazhdojnë, por shpresoj që…

Shqipëria

Fati i marrëveshjes së detit? Arta Dade: Negociatat do të vazhdojnë, por shpresoj që…

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 19:20
Arta Dade

Dorëheqja e Ministrit të Jashtëm Grek Nikoz Kotzias, erdhi në një moment kur mes Shqipërisë dhe Greqisë pritej arritja e një marrëveshje për çështjen e kufirit detar.

Por ashtu si në Shqipëri, edhe mediat në Greqi kanë shtruar pyetjen nëse do të ndryshojë qasja e politikës së jashtme greke në lidhje me këtë çështje?

Për ish-Ministren e Jashtme, Arta Dade, marrëdhënia mes Tiranës dhe Athinës nuk do të ndryshojë pas dorëheqjes së Kotzias.

“Negociatat do të vazhdojnë dhe shpresoj që ato të zgjidhen në interes dhe në dobi të korrigjimit të asaj çka ndodhi në marrëveshjen e parë”, tha Arta Dade.

Edhe për diplomatin Shaban Murati, paketa e Kotzias për marrëveshjen e detit nuk do të ketë ndryshime.

“Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk varen as nga Ministrat e Jashtëm dhe as nga Kryeministrat. Problemet kanë mbetur akoma në tryezën diplomatike dhe në tryezë diplomatike kontribuojnë të gjithë edhe Ministrat e Jashtëm, edhe Kryeministrat, pavarësisht se çfarë emrash kanë”, u shpreh Shaban Murati.

Shefi i diplomacisë greke dha dorëheqjen të mërkurën, pas një debati me Ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos, kryetar i Grekëve të Pavarur.

Pas largimit të Kotzias, drejtimin e diplomacisë greke e ka marrë kryeministri Aleksis Tsipras. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test