Deputeti mbledh asamblenë e PS-së në Lezhë, "kap mat" një babale tjetër

Shqipëria

Deputeti mbledh asamblenë e PS-së në Lezhë, "kap mat" një babale tjetër

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:19
Deputeti socialist Pjerin Ndreu

Deputeti socialist Pjerin Ndreu përmes një postimi në "facebook" ndau një ngjarje që sipas tij ka ndodhur në mbledhjen e Asamblesë së PS në Lezhë.

Një person kishte hyrë në mbledhje me diktofon në dorë për të incizuar.  Me instiktin e profesionit të policit, Ndreu e kishte pikasur që po regjistronte dhe ky i fundit ishte nxjerrë jashtë nga mbledhja.

Madje ka dhe një mesazh. 

Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.
Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne ! 

E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente ! 
E turpshme! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat