Banorët në Bularat tregojnë tmerrin: Ishte si luftë, ende po na dridhet trupi

Shqipëria

Banorët në Bularat tregojnë tmerrin: Ishte si luftë, ende po na dridhet trupi

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 17:13
RENEA

“Unë i dëgjova të shtënat nga brenda dhe dola. Nuk kuptova kë qëllonte. Ishte si luftë. Ende na dridhet trupi. Nuk e prisnim fare këtë gjë. Dukej sikur kishte humbur mendjen në moment. Nuk kemi pasur kurrë gjëra të tilla”, tha një banore e fshatit Bularat, në Gjirokastër.

“Ne ishim përgatitur për festë. Nuk e kuptuam pse ndodhi kjo, por ishte tmerr. Fat që nuk u vra njeri. Dëgjova që u tha burrave që ishin në oborrin e kafenesë ‘futuni brenda’ dhe kaq”, tha një tjetër banore.

Këto janë dëshmitë që vijnë nga fshatit Bularat, ku 35-vjeçari Kostandinos Kaçifa, rreth orës 10 të së dielës ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta vënë nën kontroll.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat