“Ka pasur bilbila dhe kopila që të futesha në burg”, Tahiri drejton gishtin tek…

Shqipëria

“Ka pasur bilbila dhe kopila që të futesha në burg”, Tahiri drejton gishtin tek…

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:32
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

“Prokuroria e mafias italiane nisi zyrtarisht nje hetim ndaj meje ne date 27 tetor te viti te kaluar”, tha Saimir Tahiri qe vendose te flase sot per te vertetat qe ai pretendon

Tahiri tha ne nje konference per shtyp se, me heshtje dhe me shume pune kjo prokurori hetoi edhe pretendimet e prokurorise shqiptare. ‘Prokuroria i anti-mafies italiane ne perfundim te hetimeve kerkuan pushimin e hetimeve, gjykata italiane miratoi kerkesen e prokurorise dhe une sot kam vendimin e gjykates ku thuhet se pushohen hetimet ndaj Tahirit sepse nuk ka lidhje ne asnje aktivitet te paligjshem”, tha Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të flasë. Tahiri ka shfaqur pendesë për heshtjen e tij deri tani dhe tha se zgjodhi të bënte qytetarin jo politikanin.1

“Janë 6 muaj nga hera e fundit që kam folur për mediat dhe më shumë se një vit nga koha që ka nisur. Kam heshtur në respekt të hetimeve dhe pse i vetmi që ka heshtur jam unë. Nëse do kisha zgjedhur të bëja politikanin nuk do i kisha lënë rrënjë e as dhëmballë të gjithë atyre që kanë folur pa kursyer as ata që kanë hetuar. Unë zgjodha të mos bëja politikanin siç kanë bërë të gjithë ata që kanë qeverisur. kanë vrarë, kanë vjedhur dhe nuk janë hetuar, gjykuar kurrë por kanë marrë me libër llogarie dhe libër shtëpie, prokuror e gjyqtar, media e gazetarë deri sa kanë dalë pa lagur. Zgjodha të bëj qytetarin e thjeshtë, të mos bëj politikë e të pres hetimet. Për fat të keq i vetmi që kam heshtur jam unë”, tha Tahiri.

Me tej ai shtoi: “Me vrap pas tyre edhe ambasadorë pa menduar dy herë se në vendin e tyre nuk do guxonin të flisnin në një proces ku heton prokuroria, por folën, kanë gënjyer aq shumë për mua unë vetëm kam heshtur. Me besimin që nuk e kam humbur ende se e vërteta sado vonë do të flasë  më fort se çdo gënjeshtër e thënë gjatë një viti. Nuk e kam pasur të lehtë, por sot boll”

Tahiri e kishte me te gjitha kur tha se ka pasur: “Bilbila dhe kopila që Tahiri të futej në burg”

“Më vlen më shumë e vërteta ime, këtu në vendin tonë, kur ua do interesi politikane gazetarë analistë çirren studiove, nuk mbahet përgjegjësi për motrën, vëllanë, gruan, djalin vajzën, kunatin baxhanakun. E kujtoni si prokurorët donin arrestimin tim se ka ardhur dosja nga Italia

Basha donte arrestimin tim, opozita bërtiste se isha përfshirë në trafikun, Kryemadhi dhe kryemëdhenjtë e tjerë që ka nga mbara bënte të njëjtën gjë, u bënë bashkë të nënës dhe të njerkës bilbila dhe kopila që Tahiri të futej në burg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat