Eurodeputetja qipriote shpallet 'non grata'

Shqipëria

Eurodeputetja qipriote shpallet 'non grata'

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 14:43
Eleni Theoharos

Shpallet non grata eurodeputetja qipriote, Eleni Theoharos.

Pas ngjarjeve dhe thirrjeve raciste në Bularat, Shqipëria ka shpallur sot person të padëshirueshëm eurodeputeten qipriote, Eleni Theocarus.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë dalje urgjente me anë të një deklarate të dhënë për mediat nga Glevin Dervishi, Këshilltar për Rajonin i Ministrit Bushati, i cili ka bërë  publik vendimin e marrë pëeurodeputeten.

Gjatë ditës së djeshme, po përmes një deklarate të zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, autoritetet shqiptare shpallën “non grata” 52 grekë.

“Në mbrojte të rendit kushtetues. Ministria për Europën dhe punët e Jashtme i kërkoi shpalljen si person non grata të deputetes qipriotë, Eleni Theocarus.  

 Provokimet dhe thirrjet ekstremiste nuk mund të lejohen në vijimësi. Qeveria e Shqipërisë është e vendosur të mos toplerojë thirrjet për cenimet territoriale. Greqia mike dhe populli i saj janë shumë të vlefshme për ne.”

Deklarata e plote

Shfaqja e orkestruar si nje provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu nje ceremoni mortore ne nje manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurise e qetesise publike te Republikes se Shqiperise, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje per percarje mes qytetareve shqiptare me kombesi shqiptare e greke, ishte e papranueshme per shtetin e per shoqerine shqiptare.

E cila eshte nje shoqeri e bashkejeteses demokratike, ku minoritetet jane te mbrojtura me nje ligj te standardeve me te larta europiane dhe ku minoriteti grek eshte nje pasuri e nje ure e pazevendesueshme fqinjesie te mire me Greqine mike.Në mbrojte rendit kushtetues, sigurise kombetare, qetesise publike dhe pacenueshmerise ne asnje lloj forme te teresise territoriale te Republikes se Shqiperise, autoritetet shqiptare jane mbeshtetur ne mekanizma teresisht ligjor per adresimin e problematikes se kesaj situate.

Ne bashkeveprim nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote  Eleni Theocharous.Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous.  Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e  rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare.Mbeshtetur ne procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme e Republikes se Shqiperise do te percjelle nepermjet kanaleve diplomatike vendimin per te ndaluar hyrjen e metejshme ne Shqiperi te Eleni Theocharous.

Qeveria e Republikes se Shqiperise eshte e vendosur per te kontribuar vijimesisht per stabilitetin rajonal, per te bashkepunuar ngushtesisht me fqinjet e partneret nderkombetar, por eshte po ashtu e vendosur te mos tolerohe, per asnje arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese per teresine teritoriale dhe akte demtuese te harmonise mes qytetareve te Republikes se Shqiperise.Greqia mike e populli i saj jane nje aset shume i vyer ne kapitalin e miqesive tradicionale te Shqiperise e te popullit shqiptar. Elemente apo grupe ekstremiste qe ne greqisht apo edhe ne shqip, flasin nje gjuhe te perbashket urrjetjeje e percarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhen europiane qe bashkon popujt e shtetet tona, s'do te kene asnje shans te minojne rrugen tone te perbashket te paqes e te bashkepunimit strategjik ne funksion te se ardhmes qe meritojne femijet e sotem te Shqiperise e te Greqise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat