Punimet te Unaza, hiqen pemët, trafikndarëset dhe shtyllat

Shqipëria

Punimet te Unaza, hiqen pemët, trafikndarëset dhe shtyllat

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 15:35
Pamje nga video

Pavarësisht protestave të njëpasnjëshme të banorëve në zonën e Astirit, puna për zgjerimin e Unazës së Re ka nisur. Si fillim janë hequr pemët dhe më pas pengesat e tjera siç janë trafikndarëset dhe shtyllat e ndriçimit.

Arlinda Binjaku, e Drejtorisë së Pastrim Gjelbërimit në Tiranë, shprehet: “Kemi filluar zhvendosjen e bimësisë dekorative në pjesën e unazës. Sot kemi filluar që herët punë për të eleminuar problemet me trafikun. Teknikisht, punonjësit janë duke zhvilluar procesin e zhvendosjes së pemëve. Që do të thotë, bëjnë krasitjen e kurorës së pemëve për t’i transplantuar ato pranë serrave të bashkisë”.

Ndërsa Elton Kacidhja, i Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Qytetit, thotë: “Është bërë lëvizja e 98% e shtyllave të ndriçimit. Shtylla të cilat do të vendosen në rrugët e tjera të Tiranës ku ka nevojë për energji. Do të përcaktohen disa rrugë të Tiranës të cilat do të investohen po këto shtylla që janë hequr këtu, pasi nuk janë dëmtuar”.

Që punonjësit e bashkisë të mos kenë përplasje më banorët e zonës, ata janë shoqëruar nga uniformat blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat