Ministrja e Edi Ramës me doktoraturë të vjedhur

Shqipëria

Ministrja e Edi Ramës me doktoraturë të vjedhur

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka vjedhur doktoraturën e saj të mbrojtur në vitin 2013.

Denoncimi është bërë nga  Lëvizja Për Universitetin.

Para pak kohësh Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës, ish-anëtarit të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkim Shkencor, e tanimë edhe ish-zv/Ministrit të Arsimit në vend, Ervin Demos.

Lëvizja Për Universitetin po i kthen sytë nga doktoratura e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Pas shakasë së hidhur që ishte premtimi ‘shëndetësi falas’, ndërkohë që çdo vit dhjetëra të sapodiplomuar në mjekësi marrin valixhet për jashtë shtetit, drejtimi i një ndër ministrive më jetësore në vend i lihet dikujt që ka gënjyer për punën e vet shkencore.

Image

Ka gënjyer sepse atë punë, siç tregojnë fotot më poshtë, në kapitujt hyrës e ka kopjuar thuajse në çdo gërmë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi.

Image

Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet ‘shkencore’ për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj-atij që punonte natën për të blerë libra- për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës.

Lëvizja Për Universitetin është zotuar të luftojë ndër të tjera edhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë duke denoncuar abuzuesit me të, qofshin ata pedagogë që s’e meritojnë këtë emër, drejtues-bajraktarë, ministra a kryeministra. Ky është vetëm fillimi! S’keni parë gjë akoma!

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat