Qytetarët e vënë Ramën me ‘shpatulla pas murit’: Lë karrigen para se populli të të tërheqë zvarrë

Shqipëria

Qytetarët e vënë Ramën me ‘shpatulla pas murit’: Lë karrigen para se populli të të tërheqë zvarrë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:16
Edi Rama

Sot kryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë ndaj protestës së studentëve, e cila shënon ditën e tretë të saj. Ashtu siç e ka bërë të udhës që të ndajë postimet në Facebook, qytetatët i janë kundërvënë, madje në të shumtën e rasteve nuk kanë kursyer as ofendimet.

Ata çuditen se si Rama ka zgjedhur që të mos reagojë, kur të gjithë studentët anembanë vendit janë mbledhur e protestojnë. Situata është rënduar edhe më tej, ndërsa me pankarta ata ironizojnë ministren Nikolla e jo vetëm.

Ka të tjetë të cilët i kërkojnë që të lënë postin, para se populli ta tërheqë zvarrë. Qytetarët po kështu i kërkojnë Ramës që të tregohet realist, dhe askush të mos fshijë komentet e tyre, pasi një ditë do të përballet me realitetin e trishtë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat