Përplas rëndë 72-vjeçarin në Kamëz, ‘arratiset’ shoferi përgjegjës

Shqipëria

Përplas rëndë 72-vjeçarin në Kamëz, ‘arratiset’ shoferi përgjegjës

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 00:17
Foto ilustrim: Policia e shtetit

Një aksident me plagosjen rëndë të një 72-vjeçari ka ndodhur në Kamëz, Tiranë. Pas aksidentit, shoferi përgjegjës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se D. P., 29 vjeç, banues në Çerkezë, Kamëz, në rrugën “Azem Hajdari”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, M. T., vjeç 72, banues në Kamëz, Tiranë, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia sqaron se autori i këtij aksidenti, u arrestua më pas prej saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 06. 12. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., vjeç 29, banues në Çerkezë, Kamëz, pasi në rrugën “Azem Hajdari”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit këmbësorin, M. T., vjeç 72, banues në Kamëz, Tiranë, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Nenet 290/2 dhe 273 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat