Studentët komentojnë monologun e Ramës: Ca pallavra që ai i bën prej 6 vitesh

Shqipëria

Studentët komentojnë monologun e Ramës: Ca pallavra që ai i bën prej 6 vitesh

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 16:56
Protesta e studenteve

Studentët, të cilët po protestojnë prej 6 ditësh, kanë refuzuar sërish ftesën e Kryeministrit Edi Rama për dialog, që ua bëri sot live në Facebook.

Për mikrofonin e Tv Klan, ata thonë se kërkojnë vetëm që të firmoset plotësimi i kërkesave të parashtruara prej tyre, duke refuzuar kështu dialogun.

Studenti 1: “Ne duam vetëm firmosjen e kërkesave tona”.

Studenti 2: “I kemi shpalosur që tani, që në fillim të protestave të gjitha kërkesat që kishim, nga e para tek e fundit. Nuk ka më kuptim, nuk ka çfarë sqarohet me dialog. Pritet vetëm firmosja, ajo është e vetmja kërkesa jonë”.

Studenti 3: “Nuk do kemi dialog me asnjë, as me ministren as me atë. Të gjithë të dalin këtu në shesh të na thotë të flasim live, jo nëpërmjet Facebook apo Instagram siç e bën Kryeministri i Shqipërisë”.

Studenti 4: “Nuk kemi negociata, ne kemi dhënë kërkesat tona dhe nuk pranojmë gjë tjetër. Nëse ai do pranojë këtë, kaq”!

Studenti 5: “Nuk mjafton një live në Facebook që ne të na miratohen të gjitha kërkesat që janë bërë. Kryeministri përgjigjen e tij e dha, dhe ne përgjigjen tonë e kemi dhënë”.

Studenti 6: “Pikat janë shumë të qarta të studentëve çfarë kërkojnë, kështu që nuk mundet ndryshe”.

Studenti 7: “Gjendja ka ardhur deri në këtë pikë ku 10 mijë studentë dalin në shesh, prandaj nuk ka dialog, nuk ka asnjë negociatë. Rama dhe të gjithë bashkë me shokët e tij le të plotësojnë kërkesat”.

Studenti 8: “Ishin disa pallavra që ai është mësuar si 6 vite të bëjë monolog me veten”.

Studenti 9: “Kjo është thjesht një provokim, pa në lëvizje politike. Le të na thotë Kryeministri se çfarë iu ofron më shumë studentëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat