“I duam tarifat sa Braçe”, Rama-studentëve: Dialog

Shqipëria

“I duam tarifat sa Braçe”, Rama-studentëve: Dialog

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 20:46
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka ftuar sërish studentët që protestojnë prej disa ditësh për plotësimin e një sërë kërkesave, që të ulen për dialog me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të tyre.

Kësaj here kreu i qeverisë ka komentuar një nga pankartat e studentëve, në të cilën shkruhej se “i duam tarifat sa Erion Braçe”, si pjesë e thirrjeve për uljen e tarifave të universiteteve.

“Asgjë nuk është e pamundur nëse bëhemi bashkë dhe për më tepër Erion Braçja është shumë dakord. (Por duhet të zgjidhni o të dialogoni, o të kërcënoni, o me universitetin, o me politikën, o me Erionin, o me Monikën)”, shkruan ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat