Sony u kërkon falje klientëve dhe heq nga tregu lojën Cyberpunk 2077

Teknologji

Sony u kërkon falje klientëve dhe heq nga tregu lojën Cyberpunk 2077

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:19
Cyberpunk 2077

Kompania Sony ka tërhequr lojën Cyberpunk 2077 nga dyqani PlayStation dhe u ka kërkuar falje të gjithë klientëve.

Të gjithë ata që e kishin blerë lojën ishin ankuar se Cyberpunk 2077 kishte shumë probleme dhe nuk ishte ashtu siç ishte reklamuar nga kompania.

Nga ana tjetër pas shumë ankesave kanë reaguar dhe zhvilluesit e lojës CD Projekt Red, të cilët kanë orfruar rimburësim për të gjithë ata që e kishin blerë dhe nuk kishin mbetur të kënaqur.

Kompania gjithathu ka premtuar se loja Cyberpunk 2077 do të hidhet në treg me një version të përmirësuar, por ende nuk ka një datë se kur ajo do jetë sërish në dyqane.

“Po përpiqemi që të gjithë klientët të mbeten të kënaqur, prandaj ne kemi ofruar një rimburësim të plotë për ata që kanë blerë versionin me probleme të Cyberpunk 2077”, deklaroi kompania.

Loja fillimisht është programuar që të hidhej në treg në vitin 2012, por kompania e shtyu me disa vite këtë ngjarje dhe loja u prezantua me bujë të madhe në Qershor të vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat