Shefi i Twitter “nuk e ndjek më” Donald Trumpin në këtë rrjet social

Teknologji

Shefi i Twitter “nuk e ndjek më” Donald Trumpin në këtë rrjet social

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 00:37
Jack Dorsey

Shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey nuk e ndjekë më llogarinë personale të presidentit amerikan, Donald Trump, vetëm disa javë përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Sipas mediave të huaja, platforma e mediave sociale ka thënë se e trajtoi llogarinë e z. Trump “shumë më butë” se të çdo përdoruesi tjetër të Twitter, sepse ishte në interesin e publikut të shihte se çfarë po thoshte presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Sidoqoftë, Twitter ka thënë se ai do të trajtohet si çdo përdorues tjetër kur ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë, duke bërë që shumë njerëz të spekulojnë se ai përballet me ndalim për cicërimat e pretendimeve të rreme.

Pavarësisht kësaj, kjo “unfollow” nuk ka të ngjarë të lidhet me ndonjë ndalim të tillë.

Z. Dorsey gjithashtu ka “unfollow” Ivanka Trump, Joe Biden, dhe madje Kamala Harris sipas @bigtechalert, një llogari që ndjek drejtuesit e Silicon Valley. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat