Baidu do ta krijojë kompani për prodhim të veturave elektrike të mençura

Teknologji

Baidu do ta krijojë kompani për prodhim të veturave elektrike të mençura

Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:38
Baidu

Gjiganti kinez Baidu Inc ka thënë të hënën se do të ngrisë një kompani për partneritet me prodhuesin e veturave Zhejiang Geely Holding Group për të bërë vetura elektrike të mençura (EV), lëvizja e radhës nga një kompani teknologjike në një sektor që po zhvillohet shpejt, njofton agjencia Reuters.

Baidu, që ka zhvilluar teknologji të ngasjes autonome dhe infrastrukturë të lidhjes me internet, ka thënë se kompania e re që do ta krijojë do të llogarisë në aftësitë e Baidus për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe në ekspertizën e Geelyt për prodhimin e veturave.

Geely po ashtu do të jetë investues strategjik në kompaninë e re.

Lëvizja e Baidus ka ardhur ndërsa shumë kompani të teknologjisë nëpër botë janë duke garuar për të zhvilluar vetura të mençura, pas suksesit të Tesla Inc në komercializimin e veturave elektrike.

Apple është duke shtyer para për të dizajnuar një veturë eletrike dhe bateri, me synim për ta plasuar në treg në vitin 2024, kanë thënë burime të kompanisë muajin e kaluar.

Gjiganti kinez Alibaba është duke bashkëpunuar me prodhuesin më të madh të veturave në Kinë, SAIC Motor Corp, për të prodhuar vetura elektrike, ndërsa Didi Chuxing është duke bashkëpunuar me prodhuesin e veturave BYD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat