Italia urdhëron TikTokun të bllokojë përdoruesit, pas vdekjes së vajzës 10-vjeçare

Teknologji

Italia urdhëron TikTokun të bllokojë përdoruesit, pas vdekjes së vajzës 10-vjeçare

Më: 22 janar 2021 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Italia ka urdhëruar aplikacionin e videove TikTok që të bllokojë llogaritë e të gjithë përdoruesve në Itali mosha e të cilëve nuk mund të verifikohet, pas vdekjes së 10-vjeçares e cila vetë ishte përdoruese e këtij aplikacionit.

Në një komunikatë, rregullatori për privatësinë e të dhënave ka thënë se edhe pse TikToku ishte zotuar të ndalonte regjistrimin e fëmijëve nën moshën 13-vjeç, ka qenë e lehtë të thyhej ky rregull.

Si rezultat, thuhet se TikToku duhet të bllokojë llogaritë e paverifikuara deri më 15 shkurt.

Urdhri erdhi pasi një vajzë ka vdekur nga asfiksia në Palermo, që ka tronditur tërë Italinë, shkruan Reuters.

Prindërit e saj kanë thënë se ajo po merrte pjesë në një sfidë në TikTok ku përdoruesit bënin sikur mbesnin pa frymë, derisa ajo vënë një rrip rreth qafës dhe ka mbajtur frymën derisa po xhironte veten në telefon.

Prokurorët kanë hapur hetim për vetëvrasje të mundshme dhe po shohin nëse dikush e ka ftuar të jetë pjesë e sfidës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat